Botuesit kanë kundërshtime për Audible Caption, aplikacionit që lexon libra me zë - Bota Sot
Botuesit kanë kundërshtime për Audible Caption, aplikacionit që lexon libra me zë

Teknologji

Botuesit kanë kundërshtime për Audible Caption, aplikacionit që lexon libra me zë

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 21:15
Audible Caption

Audible ka bërë të ditur gjatë kësaj jave, se është duke punuar në Audible Caption, që është një aplikacion që lexon libra me zë për shfrytëzuesit, të cilët edhe mund të lexojnë në të njëjtën kohë.

Derisa kompnia që është në pronësi të Amazon, po konsideron se ka krijuar një mundësi shumë edukative, njëjtë nuk po mendojnë edhe botuesit e librave, që kanë kundërshtime të konsiderueshme.

“Veprim të palejuara he shkelje të qëllimshme, që mund të bëjnë që botuesit të dëmtohen shumë, sepse uk do të shiten më librat” thuhet në një reagim.

Megjithëse Audible Caption duket një aplikacion praktik, që duket sikur të aktivizohen titrat e përkthimit të filmit, për të dëgjuar duke shikuar film, botuesit kanë arsye për shqetësim.

Klientët nuk do të kërkojnë të blejtë libra që shiten përmes internetit, apo libra fizik, kur kanë mundësi që të blejnë këtë aplikacion që lexon libra për ta.

Mbetet të shihet nëse Audible ka të drejtë të përdorë këta libra, që më pas t’i përdorë në këtë formë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...