Apple në bisedime me Intel për t’ia blerë këtë produkt për 1 miliardë dollarë

Teknologji

Apple në bisedime me Intel për t’ia blerë këtë produkt për 1 miliardë dollarë

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 09:07
Ilustrim

Apple mund të jetë në përfundim të një marrveshje për të blerë çipin e braktisur të modemit të biznesit të smartfonëve nga kompania Intel për 1 miliard dollarë.

Sipas ‘The Wall Street Journal’, Intel njoftoi në prill se po hiqte dorë nga çipi 5G në fillim të këtij viti, pasi Apple arriti një marrëveshje të papritur me Qualcomm për rikthimin në përdorim tek telefonat e kompanisë.

Shefi ekzekutiv i Intel-it, Bob Swan, vazhdoi të qartësonte se Intel kishte braktisur ekskluzivisht çipin për shkak të vendimit të Apple, por se nuk shihte ndonjë përparim të tij.

Ndërkohë që Apple ka një marrëveshje të re me Qualcomm, kompania teknologjike ishte duke punuar në zhvillimin e modemeve të brendshme, të ngjashme me platformën e saj ekzistuese të CPU që ka rezultuar në çipet e serisë A të iPhone dhe iPad.

Duke shtuar portofolin dhe përvojën e Intel në këtë proces, ka gjasa të lejojë që Apple të operojë e pavarur nga një palë e tretë për modemat e saj në ndonjë moment në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat