Lirohet MacBook Air

Teknologji

Lirohet MacBook Air

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 06:42
Foto

Vjeshtën e kaluar, Apple e ka sjellë MacBook Air me përditësime të lehta në format më të vogël, që përfshinte ekran më të mprehtë Retina, hapësirë më të madhe manovrimi të ndjeshme në prekje dhe i ka shtuar Touch ID.

Këto ishin vetëm ndryshme të lehta, meqë Apple ishte koncentruar në MacBook Pro, andaj MacBook Air i vitit 2018, nuk dukej aq i përsosur, derisa çmimi ishte mjaft i lartë.

Në përditësimet që janë bërë në versionin e ri, është ekrani më i mirë Retina me 13 inç, me rezolucion 2,560 x 1,600 me 227 pixel për një inç.

Procesori me dy koka Intel Core i5 me 1.6GHz, ka kapacitet 8 GB RAM dhe 128 GB për ruajtje materialesh. Bashkë me ndryshimet e lehta, në MacBook Air është vënë edhe porti USB-C.

Më e rëndësishmja, është se është liruar prej 1,075 eurove, në 985 euro. Megjithëse nuk është shumë, pritet që në të ardhmen të ketë çmim edhe më të mirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat