MacBook Pro 16 inç i Apple mund të kushtoj 3,000 dollarë

Teknologji

MacBook Pro 16 inç i Apple mund të kushtoj 3,000 dollarë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 11:43
ilustrim

Sipas thashethemeve, Apple po punon për një MacBook Pro të ri prej 16 inç që do të mund të lansohet më vonë këtë vit. 

Seria e MacBook Pro e laptopëve të Apple nuk ka qenë kurrë aq e lirë, me çmimin që po rritet me modelin 15 inç dhe ashtu si mund ta imagjinoni, as MacBook Pro me 16 inç nuk do të vijë me çmim të lirë.

Sipas një raporti nga Economic Daily News, ata janë duke raportuar se 16-inç MacBook Pro mund të jetë me çmim fillestar prej $ 3.000.

Me sa duket kjo ka të bëjë me ekranin e laptopit, ku do të shohë një përmirësim mbi modelet paraprake. 

15-inç MacBook Pro i tanishëm ka rezolucion prej 2880 × 1800, por raporti pohon se ekrani i MacBook Pro 16-inç do të rritet deri në 3072 × 1920. 

Kështu, ekziston një shans i mirë që ky model i ri të mund të synoj profesionalët që mund të kenë nevojë për një ekran pak më të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat