Snapchat ka arritur popullaritetin më të lart deri më tani

Teknologji

Snapchat ka arritur popullaritetin më të lart deri më tani

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 16:27
Snapchat

Rrjeti social Snapchat është rritur shumë së fundmi, duke arritur popullaritetin më të lart deri më tani, si dhe duke shtuar përfitimet.

Kompania ka treguar rezultatet e çerekut të dytë të vitit 2019, duke shfaqur rritjen shumë të madhe që e ka pësuar.

Bazuar në një matje metrike nga afër, shfrytëzuesit ditorë në Snapchat, janë rritur në gjithsej 2013 milionë, derisa çerekun e kaluar e kishte pak më shumë se 190 milionë. Kjo konsiderohet si arritja më e lart e popullaritetit deri më tani, që e ka pësuar Snapchat që nga vitit 2016.

Në të njëjtën kohë, kompanisë i janë rritur të ardhurat në 388 milionë dollarë, apo 48 për qind më shumë se në vitin e kaluar, derisa në të ardhmen pritet të ketë bilanc edhe më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat