“Njeriu fluturues” u përpoq të kalonte Kanalin La Mansh, por dështon në mes të rrugës – përfundon në det

Teknologji

“Njeriu fluturues” u përpoq të kalonte Kanalin La Mansh, por dështon në mes të rrugës – përfundon në det

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 17:48
Foto

Një shpikës francez ka dështuar në përpjekjen e tij për të kaluar Kanalin Anglez (La Mansh) në një fluturim me “pajisjen fluturuese”, të quajtur Flyboard.

Sipas mediave të huaja, Franky Zapata, shpresonte të kalonte nga Franca veriore në anën jugore të Anglisë në vetëm 20 minuta.

Por 40-vjeçari ra në ujë në gjysmë të rrugës, ndërsa ai u përpoq të zbriste në një varkë për t’u furnizuar.

Për fatin e tij të mirë, ai nuk pësoi ndonjë lëndim.

“Është një zhgënjim i madh”, tha një anëtar i ekipit të tij për BFM TV të Francës pak pas fluturimit. “Ai duhet të ketë humbur platformën me vetëm disa centimetra”.

“Ne praktikuam këtë manovër dhjetëra herë në det”, shtoi ai.

Bëhet e ditur se Zapata u nis nga plazhi në Sangatte, afër Calais, të enjten rreth orës 09:00 lokale.

Ai synonte të mbante një shpejtësi mesatare prej 87mph (140km/h) gjatë udhëtimit 15-20m (50-65ft) mbi ujë.

Turmat u mblodhën në plazh për të parë përpjekjen.

Menjëherë pas nisjes, Zapata u zhduk nga pamja dhe një helikopter u nis ta ndiqte atë.

Por pak minuta më vonë u njoftua se ai kishte dështuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat