Versioni WhatsApp për iPad mund të jetë duke u zhvilluar

Teknologji

Versioni WhatsApp për iPad mund të jetë duke u zhvilluar

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

WhatsApp ka evoluar gjatë viteve nga të qenit një aplikacion ekskluzivisht për telefona, deri tek dispozicioni në desktop. 

Megjithatë, nëse ka një platformë që WhatsApp ende nuk e ka mbështetur me të vërtetë, do të ishte tableti. 

Kjo është kryesisht për shkak se WhatsApp kërkon që përdoruesi të ketë një numër telefoni, diçka që zakonisht tableti nuk ka.

Megjithatë, sipas një raporti nga WABetaInfo, duket se WhatsApp mund të zhvillojë një version të aplikacionit të tyre për tabletë, siç është iPad-i i Apple. 

Përveç lansimit në iPad, ata kanë gjetur disa dëshmi që sugjerojnë se WhatsApp mund të punojë për të bërë shërbimin e tyre funksional për shumë platforma të ndryshme.

Tani për tani, WhatsApp mund të përdoret në telefon dhe në PC, por versioni i PC kërkon që përdoruesit të kenë telefonat e tyre afër, pasi kërkon një lidhje ‘wireless’ në telefonin tuaj. 

Megjithatë, ndryshim i ri do të thotë që përdoruesit do të jenë në gjendje të përdorin WhatsApp në pajisje të shumta në të njëjtën kohë pa pasur nevojë që telefonat e tyre të jenë afër, duke e shndërruar atë në një aplikacion të vërtetë multi-funksional, ngjashëm me Messenger, Slack, Discord etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat