Interneti si "droga" - Bota Sot
Interneti si "droga"

Teknologji

Interneti si "droga"

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 06:43
Ilustrim

Shkarkimi i aplikacioneve online edhe në rastet kur përdoren për qëllime argëtuese mes miqsh, mund t'ju kushtojë më shumë sesa marrja e të dhënave personale dhe keqpërdorimi i mundshëm i tyre.

Mjekët flasin për krijimin e varësisë dhe e krahasojnë me atë ndaj lëndëve narkotike. Shqetësimi vjen së pari për shëndetin mendor.

Arjana Rreli: Duke qenë se kjo gjë bëhet virale është tendenca që ti të vazhdosh në kërkimet e tua për të përdorur të tjera aplikacione. Dhe kjo jo vetëm që ha kohën që mund të ishte në rendimet të një gjëje tjetër më produktive, por edhe dëmton në përgjithësi sistemin nervor, pa u thelluar edhe sistemin e shikimit edhe përqendrimin.

Përkujdesja e prindërve ndaj kohës që fëmijët shpenzojnë për teknologjinë është forma e parë e parandalimit të sëmundjeve të shëndetit mendor.

Arjana Rreli: Me kujdesin dhe me kohën cilësore të harxhuar bashkë me ta, sigurisht shkurtojnë kohën të cilën adoleshentët përdorin për t’ju përkushtuar këtyre aplikacioneve.

Mjekia psikiatre Arjana Reli bën me dije se varësia ndaj aplikacioneve është një rrezik edhe ndaj të rriturve, pasi shton ankthin. Të paktën në ditë në qendrën shëndetësore shkojnë për të marrë shërbim 20 persona për kurimin e ankthit.

Arjana Rreli: Këto gjendje të ankthit që ne sot i hasim rëndom kanë një precedent edhe ekzagjerimi për shkak të përdorimit të teknologjisë.

Psikologët theksojë se shoqëria duhet të kthejë vëmendjen tek komunikimi i drejtpërdrejtë duke shmangur sa më shumë të jetë e mundur teknologjinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...