Microsoft ndryshon mënyrën e përditësimeve për Windows 10 - Bota Sot
Microsoft ndryshon mënyrën e përditësimeve për Windows 10

Teknologji

Microsoft ndryshon mënyrën e përditësimeve për Windows 10

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 20:49
Ilustrim

Gjiganti i teknologjisë amerikane ka riorganizuar mënyrën e përditësimit në sistemin operativ Windows 10.

Microsoft aktualisht përdorë sistemin e përditësimit dy herë në vit, në pranverë dhe vjeshtë.

Por, tash e tutje kompania do të bëjë përditësimin e madh në gjysmën e parë të vitit dhe përditësimin më të vogël në gjysmën e dytë.

Ky përditësim i vogël ose "Point update", është me kapacitet shumë më të vogël, por ende shumë më i rëndësishëm se përditësimet mujore "Patch Tuesday", duke shtuar veçori dhe ndryshime të ndërfaqes.

Një përditësim më i madh vjetor lejon ndryshimet në sistemin operativ që nuk janë të dukshme në shikim të parë, siç janë përditësimet e kernelit, API-të, modelet e drajverave dhe të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...