Facebook lanson në vjeshtë tabletin Portal për realizimin e video lidhjeve - Bota Sot
Facebook lanson në vjeshtë tabletin Portal për realizimin e video lidhjeve

Teknologji

Facebook lanson në vjeshtë tabletin Portal për realizimin e video lidhjeve

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 00:54
ilustrim

Versioni ri i tabletit Portal, mund të vijë në vjeshtë dhe Facebook po punon që të jetë sa më i përgaditur.

Në këtë pajisje të re, me të cilën mund të bëhen video lidhje, si dhe mund të lidhet me televizion dhe të ofrojë edhe mundësi transmetimi.

The Information ka bërë të ditur, se Facebook ka komunikuar me Hulu, Disney, HBO, Netflix dhe Amazon, që Portal të jetë sa më i fuqishëm dhe praktik.

Derisa gjenerata e parë e Portal, ishte më shumë për komunikim me video lidhje dhe nuk është kërkuar aq shumë në treg, njëjtë nuk pritet të ndodhë edhe me gjeneratën e dytë.

Megjithëse kompania Facebook nuk ka bërë të ditura detajet, thuhet se po punohet që Portal të ofrojë shumë mundësi dhe përdoruesit të ndahen shumë të kënaqur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...