Algoritmi i ka mundur për herë të parë në poker lojtarët më të mirë në Texas Hold’em - Bota Sot
Algoritmi i ka mundur për herë të parë në poker lojtarët më të mirë në Texas Hold’em

Teknologji

Algoritmi i ka mundur për herë të parë në poker lojtarët më të mirë në Texas Hold’em

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 18:24
Lojëtarët më të mirë në Texas Hold’em, janë mundur në poker nga algoritmi Pluribus.

Lojëtarët më të mirë në Texas Hold’em, janë mundur në poker nga algoritmi Pluribus.

Ky algoritëm i zhvilluar nga Facebook dhe Carneige Mellon University, e ka mësuar vet mënyrën, se si duhet luajtur, që të fitojë.

Megjithëse nuk ka shembuj apo udhëzime për strategji, më herët e kishte të pamundur të fitonte, sepse pokeri i mbanë gjërat e fshehura.

Por, Pluribus ia del të fitojë, sepse vlerëson opsionet e lojëtarëve që i bëjnë gjatë lojës, shprehitë e tyre deri në përfundim. Në të njëjtën kohë, shfrytëzon edhe algoritmin e të luajturit vet me shpejtësi, për lojëra ku informatat janë të fshehta.

Zhvillimi i këtij algoritmi, nuk është bërë vetëm për të fituar në poker, pasi Pluribus do të shfrytëzon edhe për sfida tjera në sigurinë kibernetike, si dhe përmbajtjen jo të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...