Acer Predator XN253Q X ofron reagueshmëri prej 0.4ms në @240Hz - Bota Sot
Acer Predator XN253Q X ofron reagueshmëri prej 0.4ms në @240Hz

Teknologji

Acer Predator XN253Q X ofron reagueshmëri prej 0.4ms në @240Hz

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 22:19
Acer Predator XN253Q X

Acer e ka prezantuar monitorin e ri Predator XN253Q X, i cili karakterizohet me një reagim jashtëzakonisht të shpejtë prej 0.4ms, i cili do të ofrojë luajtje të saktë dhe skena aksioni edhe më të shpejta. Monitori karakterizohet edhe me teknologjinë e rifreskimit 240Hz dhe teknologjinë Nvidia G-Sync, raporton Guru3D.

Ndriçimi prej 400 cd/m² e mbështetë një fotografi të qartë dhe të kthjellët, ndërsa rezolucioni Full HD është i përkryer për gejming të avancuar 1080p Full HD. Monitori ofron Acer Game Mode, me shtatë mode të parainstaluara - Action, Racing, Sports, Graphic, Standard, ECO dhe Movie. Kjo e mundëson optimizimin e shfaqjes vizuale bazuar në përmbajtjen që shfaqet.

Në konfigurim mund të qasemi lehtësisht përmes menysë On Screen Display (OSD). Predator XN253Q X e përdor TN panelin, me kënde shikimi prej 170-shkallëve. Mbajtësi ergonomik ua mundëson gejmerëve ta gjejnë pamjen më të rehatshme në monitor, ndërkohë që ofrohet edhe mbështetja VESA për varje në mur.

Nga portet përfshihen HDMI 1.4 dhe DisplayPort 1.2, si dhe katër porte USB 3.0. Monitori gjithashtu vjen me dy altoparlantë të integruar 2W. Monitori për gaming Acer Predator XN253Q X do të jetë në dispozicion me një çmim të shitjes me pakicë prej 500 dollarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...