Adoleshenti që fitoi çmim nga Google për këtë zbulim të mrekullueshëm - Bota Sot
Adoleshenti që fitoi çmim nga Google për këtë zbulim të mrekullueshëm

Teknologji

Adoleshenti që fitoi çmim nga Google për këtë zbulim të mrekullueshëm

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Një adoleshent nga Irlanda fitoi një çmim prej 50 mijë dollarësh nga Google pasi që ai demonstroi një metodë për heqjen e mikroplastikës nga uji.

Panairi i shkencës i krijuar nga Google u lansua në vitin 2011 dhe u jep studentëve të moshës 13-18 vjeç mundësinë për të paraqitur eksperimentet dhe rezultatet e tyre në një panel dhe fituesi merr 50.000 dollarë në shtëpi.

18 vjeçari Fioon Ferrieira, nga Irlanda, ka fituar konkurrencën e këtij viti me idenë e tij inovative për të larguar të gjitha mikroplastikën nga uji.

Mikroplasktikat janë pjesë të vogla të plastikës, të cilat janë shumë të vogla për të filtruar. Edhe pse në disa vende përdorimi i mikroplastikës është ndaluar, prapë se prapë ato ende ndodhën në ujë kur mbeturinat plastike fillojnë të prishen. Ato janë të pamundura të hiqen nga uji dhe për këtë arsye ato edhe përfundojnë në trupin e gjallesave të ujit por edhe tek njerëzit.

Eksperimenti i Fierra u zhvillua në kombinimin e vajit dhe pluhurit magnetik për të krijuar një ‘ferrofluid’ në ujë. ‘Ferrofluid” është një lëngë i trashë i cili bëhet magnet në prani të një fushë magneteike. Kështu mikroplastikat bllokohen tek ‘ferroflu-dii”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...