Nintendo Switch Lite ka nisur shitjet e para - Bota Sot
Nintendo Switch Lite ka nisur shitjet e para

Teknologji

Nintendo Switch Lite ka nisur shitjet e para

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 07:38
Nintendo Switch Lite

Pajisja e thjeshtë Nintendo Swithch Lite, është një mundësi e mirë dhe praktike që të mbahet në duar dhe të luhet pa bezdisje, ndërsa çmimi prej 180 euro, nuk konsiderohet të jetë aq i lartë.

Tani këtë kosolë portabël, Nintendo ka nisur shitjet e para nëpërmjet internetit dhe mund të blihet nga Amazon dhe Walmart.

Deri para disa vitesh, as që mendohej se e njëjta video-lojë mund të transferohej nga konsolat e dorës në televizion, ndërsa Swithch Lite tani e kryen me sukses pa pasur nevojë të bëjë pauzë.

Me 90 euro më lirë se modeli aktual, versioni i ri mundëson të luhet në grup jo vetëm në ambientet e shtëpisë, punës apo kafenesë, por të grupoheni edhe kur jeni duke udhëtuar.

Të gjitha ata që e blejnë tani Nintendo Swithch Lite, do t’ju dërgohet në shtëpi deri më 20 shtator dhe mund të provojnë të gjitha video-lojërat me kualitet shumë të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...