Ora e zgjuar nga Fossil mundëson të kryhen biseda me përdoruesit e iPhone - Bota Sot
Ora e zgjuar nga Fossil mundëson të kryhen biseda me përdoruesit e iPhone

Teknologji

Ora e zgjuar nga Fossil mundëson të kryhen biseda me përdoruesit e iPhone

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Mirëpo, ky opsion që mundëson të kryhen biseda, nuk vjen deri në vjeshtë.

Fossil ka bërë të ditur, se ora re e zgjuar Wear Os që sipas të gjitha gjasave do të quhet Gen 5, mund të ketë lidhje edhe më të mirë me pajisjet e Apple.

Deri më tani, kjo orë ka mundësuar përdoruesve të njoftojë, nëse dikush i ka telefonuar, mirëpo tani mund të kryhen telefonata të zakonshme me përdoruesit e iPhone sikurse me Apple Watch.

“Mundësojmë të bëhen biseda të rregullta, megjithëse është e pamundur të bëhet diçka për dërgimin e mesazheve” është thënë lidhur me Gen 5, që do të prezantohet zyrtarisht brenda këtyre ditëve.

Në brendi, Fossil Gen 5 do ta ketë procesorin Qualcomm Snapdragon 3100, duke i mundësuar që të ketë lidhje të qëndrueshme me sistemin iOS, vetëm se nuk pritet që të ketë edhe mundësi lidhje me Android.

Këtë orë të zgjuar nga Fossil, nuk pritet ta shohim deri në vjeshtë, kur vjen me kualitet të lartë dhe pritet të ketë stil shumë të mirë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...