Apple lëshon kartën e saj kreditore - Bota Sot
Apple lëshon kartën e saj kreditore

Teknologji

Apple lëshon kartën e saj kreditore

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 15:24
Ilustrim

Kompania amerikane Apple filloi sot lëshimin e kartës së saj kreditore "Apple Card", e cila do të jetë në dispozicion të përdoruesve të iPhone.

Apple paralajmëroi lëshimin e kartës në mars, në partneritet me bankën amerikane të investimeve Goldman Sachs.

Një numër i kufizuar i përdoruesve të iPhone që kanë shprehur më parë interes për kartën, do të marrin një email nga Apple sot duke i ftuar ata të aplikojnë për një kartë përmes aplikacionit Wallet.

“Procesi i miratimit të kartës virtuale do të zgjasë disa minuta, dhe nëse aplikuesi merr ‘dritën jeshile”, "Apple Card" mund të përdoret menjëherë”, tha sot një zëdhënës i kompanisë.

Kompania premtoi një regjistrim të shpejtë për të marrë kartën dhe për të eliminuar shumicën e tarifave, duke deklaruar gjithashtu se klientët që bëjnë blerje përmes aplikacionit Apple Pay marrin një kthim të parave prej dy për qind të vlerës së transaksionit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...