Kapelja me panel diellor që karikon celularin - Bota Sot
Kapelja me panel diellor që karikon celularin

Teknologji

Kapelja me panel diellor që karikon celularin

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 13:58
Kapelja me panel diellor

Me përhapjen në masë të smartphone, kanë lindur edhe pajisje të reja që vijnë në ndihmë.

Në ditët e sotme është e pamundur që të mos shikosh një person me celular në duar.

Kështu në ndihmë të karikimit të baterive, kanë lindur powerbank, të cilat janë bateri të lëvizshme që mund ti marrim kudo.

Por teknologjia ka shkuar më tej, duke krijuar kapelet me panel diellor, të cilat karikojnë  telefonat.

‘SOLSOL’, ky është emri i kapeles speciale, e cila nuk përbën asnjë rrezik për shëndetin, duke qenë se nuk ka asnjë bateri, por një portë USB, me të cilën lidhet celulari për tu karikuar.

Kapelja SOLSOL është e përputhshme me çdo lloj celulari, Android, iPhone, iPad dhe iPod dhe duke mos pasur bateri, është tejet e sigurtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...