Të famshmit me më së shumti ndjekës të rremë në Instagram

Teknologji

Të famshmit me më së shumti ndjekës të rremë në Instagram

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Yjet e shoubizit numërojnë miliona ndjekës në rrjete sociale.

Një raport i ri po tregon ndjekësit e rremë në Instagam, të gjetur në llogaritë e të famshmëve, shkruan New York Post.

Kardashianët nuk e fituan këtë listë.

Ellen DeGeneres kryeson listën për ndjekësit më të rremë: 58 % e 74.4 milionë ndjekësve të moderatores në Instagram janë të rremë, sipas një analize nga ICMP.

Në vendin e dytë është Katy Perry, me 53% nga 83.6 milionë ndjekësit e saj në Instagram që u gjetën të rremë.

Një Kardashian hyn në listë në vendin e tretë, megjithëse, kjo listë zbuloi se Kourtney Kardashian ka 49% të ndjekësve të rremë, dukshëm më e ulët se përqindja e Ellen, por ende alramante e lartë.

Në listë është gjithashtu  pop-ylli Taylor Swift.

Ariana Grande, Miley Cyrus dhe aktorja dhe producentja filmike indiane Deepika Padukone gjithashtu renditeshin lartë në listën për ndjekësit e rremë, kurse Kim dhe Khloe Kardashian kishin nga 44 % ndjekës të rremë në Instagram secila.

Grupi BTS kishte 48% të ndjekësve të rremë, ndërsa duke ua shtuar ndjekësit e rremë në Twitter, renditen në vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat