Samsungu zyrtarizon çipsetin 7nm Exnos 9825 - Bota Sot
Samsungu zyrtarizon çipsetin 7nm Exnos 9825

Teknologji

Samsungu zyrtarizon çipsetin 7nm Exnos 9825

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 23:39
Samsungu ka prezantuar zyrtarisht Exynos 9825

Samsungu ka prezantuar zyrtarisht Exynos 9825, dhe kjo ka ndodhur disa orë para ngjarjes Unpacked, gjatë së cilës u prezantuan telefonat Galaxy Note10. Çipseti i ri u krijua në procesin 7nm EUV, ndërsa azhurnimi në krahasim me modelin 8nm Exynos 9820 reflektohet në GPU më të shpejtë Mali-G76 MP12, raporton GSMArena.

Platforma është e para në industri që e përdor teknologjinë e prodhimit EUV. Samsungu theksoi se Exynos 9825 do të mundësojë përvojë të përmirësuar për gaming dhe performancë të përmirësuar grafike, të gjitha në një paketë me konsum më të ulët.

CPU clusteri mbetet i njëjtë: dy bërthama M4 Cheetah, dy bërthama Cortex-A75 dhe katër bërthama Cortex-A55. Samsungu nuk i ka treguar shpejtësitë konkrete të taktit të punës, por supozohet se ato kanë mbetur të njëjta si tek çipi Exynos 9820: 2 x M4 @2.73 GHz, 2 x Cortex-A75 @2.31 GHz dhe 4 x Cortex-A55 @1.95 GHz.

Modemi LTE është Shannon 5000 me downlink Cat.20 dhe Cat.13 uplink. Është e mundur të aktivizohet lidhja 5G, por vetëm me Exynos Modem 5100, i cili pritet në telefonin Galaxy Note10+ 5G.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...