Rrjedhin shenjat e gishtave dhe identifikimi i fytyrës së një milion përdoruesve

Teknologji

Rrjedhin shenjat e gishtave dhe identifikimi i fytyrës së një milion përdoruesve

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Shfaqja në publik e fjalëkalimit, është gjë shumë e keqe, mirëpo të rrjedhurit e shenjave të gishtave dhe identifikimi i fytyrës është e tmerrshme.

Lëshimi apo defekti në sistemin e Suprema Biostar 2, është kritikuar ashpër nga vpnMentor dhe dy hulumtues – Noam Rotem dhe Ran Locar – që kanë rrjedhur të dhënat e më shumë se një milion përdoruesve të ndryshëm.

Biostar 2 është një platformë, e cila ofron ruajtjen e të dhënave biometrike, që kryesisht ofron qasje në hyrjet e ndërtesave dhe shërbimeve të sigurisë.

Gjendja rëndohet edhe më shumë, kur kuptohet se Biostar 2 është bërë pjesë e platformës AEOS, që është platforma e cila ofron siguri për mijëra kompani dhe organizata në 80 shtete.

The Guardian raporton se tashmë kanë rrjedhur të dhënat e një milion përdoruesve, ndërsa Suprema Biostar 2 e ka evidentuar problemin megjithëse shumë vonë.

Studiuesit që janë marrë me këtë hulumtim, kanë të dhënat e mbi 23 milionë përdoruesve dhe mbi 23 gigabajt të dhëna të tyre, por që nuk do t’i vënë në funksion.

Të rrjedhurit e të dhënave biometrike, do të thotë humbje kontrolli ndaj shumë qasjeve dhe llogarive, si dhe rrezik të përhershëm të shkeljes së privatësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat