Facebook mbyll qindra llogari - Bota Sot
Facebook mbyll qindra llogari

Teknologji

Facebook mbyll qindra llogari

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 11:24
Foto ilustruese

Kompania Facebook tha se ka mbyllur 216 faqe të mediave sociale, grupe dhe llogari në Mianmar, disa të lidhura me ushtrinë, të cilat kishin për qëllim "manipulimin e debatit publik".

Kompania mbylli 89 llogari në Facebook, 107 faqe, 15 grupe dhe pesë llogari në Instagram, disa prej të cilave kishin qindra mijëra ndjekës.

Gjigandi i mediave sociale ka mbyllur më parë qindra llogari, përfshirë atë të shefit të ushtrisë së Mianmarit, pas kritikave se Facebook kishte dështuar të vepronte ndaj gjuhës së urrejtjes, përderisa dhuna ndaj muslimanëve Rohingya po vazhdon.

"Megjithëse njerëzit që qëndronin pas këtij aktiviteti u përpoqën të fshehin identitetin e tyre, hetimi ynë zbuloi se një pjesë e këtij aktiviteti ishte i lidhur me individë të lidhur me ushtrinë e Mianmarit", tha Facebook.

Në vitin 2017, ushtria ndërmori një sulm, si përgjigje të sulmeve nga kryengritësve Rohingya, duke bërë që më shumë se 730,000 myslimanë Rohingya të zhvendosen në Bangladeshin fqinjë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...