Apple Card tani ka edhe një llogari në Twitter

Teknologji

Apple Card tani ka edhe një llogari në Twitter

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Me lëshimin në qarkullim të Apple Card, kompania ka hapur edhe një llogari për të në Twitter, ku pritet të tregojë të gjitha opsionet dhe risitë që ndodhin në të.

Karta e kreditit që nuk ka tarifë, është e teknologjisë së lartë dhe fillimisht u lansua në Shtetet e Bashkuara, ndërsa është vetëm çështje kohe kur do të shfaqet edhe në shtete tjera.

Llogaria në Twitter, që ende nuk ka ndonjë postim dhe nuk ndjekë askënd, pritet t’i ndihmojë shfrytëzuesit e këtij produkti të ri, që pritet të jetë shumë praktik.

Njohësit e teknologjisë, kanë thënë se Apple Card tani do t’i lidhe njerëzit edhe më shumë me iPhonet e tyre, prej nga shfrytëzohet ky opsion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat