Instagram na ka futur në botën e pëlqimeve. Çfarë do të ndodhë kur platforma do ta heq këtë opsion?

Teknologji

Instagram na ka futur në botën e pëlqimeve. Çfarë do të ndodhë kur platforma do ta heq këtë opsion?

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Të pëlqen fotoja ime në Instagram? A është koha e duhur të postoj një foto tani? A të fshijë foton sepse kam marrë shumë pak pëlqime?

Ata të cilët janë të interesuar për pëlqime, mund të kenë shumë stres dhe presion kur postojnë ndonjë fotografi.

Por në mënyrë që të zhduket ky presion, Instagrami është duke i fshehur  pëlqimet, tani në më shumë 7 vende të botës, duke përfshirë: Kanadë, Irlandë, Japoni, Brazil, Australi dhe Zelandë të re, raporton “CNN”.

CNN, ka folur me përdoruesit e këtyre vendeve ku jane hequr pëlqimet  – dhe shumica prej tyre janë ndjerë më pozitiv dhe më mirë pas heqjes së këtij opsioni.

Një studim tregon se Intagram është aplikacioni më i dëmshëm nga të gjitha rrjetet tjera sociale, sa i përket shëndetit mendor tek të rinjtë.

Pëlqimet, që shfaqen në formë të zemrës në Instagram, shumë shpesh përdoren si matës të popullaritetit, çka i qon disa përdorues të mos kenë më vetëbesim në vetën e tyre, duke shkaktuar kështu depresion dhe ankth.

Instagram ka ardhur deri në një pikë ku njerëzit më nuk ekanë vlerësuar foton dhe përmbajtjen e saj.

Tashmë ishte vetëm për atë person që ka pranuar më shumë se 5 mijë pëlqime dhe gjykimet bazuar në atë foto… dhe njerëzit kishin filluar të krahasonin vetën e tyre me të tjerët, gjë që ka shkaktuar probleme mendore të mëdha.

Por, kur këta persona nuk marrin pëlqime, mund të ketë efektin e kundërt.

Nga intervistat me këta persona të cilët tashmë nuk e kanë këtë opsion, kanë ardhur në përfundim se kjo metodë është duke pasur efekte pozitive tek ata, e sidomos tek adoleshentët të cilët tashmë nuk e krahasojnë vetën e tyre me të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat