Facebook nuk do të mbyllë grupet e mbyllura - Bota Sot
Facebook nuk do të mbyllë grupet e mbyllura

Teknologji

Facebook nuk do të mbyllë grupet e mbyllura

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Më herët ishte bërë e ditur, se Facebook do të bëjë ndryshime të mëdha në grupet private, derisa u raportua se edhe mund të mbyllen.

Por, zyrtarë nga Facebook kanë bërë të ditur se vetëm do të kontrollohen më shumë dhe do të quhen ndryshe, ndërsa nuk do të mbyllen kurrë.

“Grupet janë shumë të rëndësishme për Facebook, andaj do të punojmë që janë të sigurta dhe brenda tyre gjithçka të jetë në rregull” ka thënë menaxheri i produkteve në Facebook, Jordan Davis.

Këto grupe, që shfrytëzohen nga një numër i caktuar njerëzish dhe nuk mund të shihen nga të gjithë, nuk do të quhen grupe të mbyllura, por Private Group që janë grupet privat që mund të kërkohen nga të tjerët.

Secret Group janë krejtësisht të padukshme në rrjetin social, ndërsa pranimi i anëtarëve të rinjë do të bëhet vetëm nga shfrytëzuesit e brendshëm.

Në secilin grup, do të ketë mbikëqyrje nga Facebook, në mënyrë që të mos përdoret për aktivitete negative, apo gjëra tjera të padëshirueshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...