Ky është personi i parë që ka arritur 100 milionë abonentë në ‘Youtube’ - Bota Sot
Ky është personi i parë që ka arritur 100 milionë abonentë në ‘Youtube’

Teknologji

Ky është personi i parë që ka arritur 100 milionë abonentë në ‘Youtube’

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 14:29
Felix Kjellberg

Felix Kjellberg i njohur me emrin “PewDiePie”, ka arritur 100 milionë abonentë në “Youtube”, duke u bërë kështu personi i parë që ka arritur këtë.

Kjellberg është njëri prej krijuesve më të suksesshëm në historinë e platformës, duke formësuar atë se çfarë ndodh në faqe, duke e zgjeruar arritjen e ti me sponsorizime, paraqitje në “shows” etj.

Por, kohëve të fundit, fama e tij është penguar nga polemikat si përdorimi i gjuhës raciste dhe imazhet antisemitike, raporton “The Verge”.

Këto abonime ai arriti kryesisht pas 9 viteve që kur ka postuar videon e tij të parë.  Kur ai filloi të publikonte video në Youtube, fillimisht  ka ndihmuar në revolucionin e lojërave.

Në një postim që bëri në rrjetin e tij social “Twitter” rreth kësaj arritje ka shkruar “ Nuk ndjehem i denjë, por jam mirënjohës”. Po ashtu në një video, ai ka falenderuar shikuesit dhe abonentët për arritjen e tij. “Përpara Youtube, unë isha një fëmijë i çuditshëm, pa shoqëri, dhe papritur janë më miliona njerëz që e shijojnë atë se çfarë bëjë”- tha në videon e tij.

Kjellberg ka pasur një ndikim në audiencë. Duke i shtyer ata të jenë më human, të dhurojnë për personat e varfër, duke arritur të mbledhin me mijëra dollarë për donacion.

Mirëpo, me kalimin e kohës kanali i tij është kthyer në lojëra kompjuterike, çka kjo ka quar në një ndikim tjetër tek audienca.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...