Facebook po teston mundësinë e largimit të pëlqimeve

Teknologji

Facebook po teston mundësinë e largimit të pëlqimeve

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 22:53
Facebook

Në një kohë të shkurtër, në fotografitë e Facebook, nuk do të shfaqen pëlqimet, por vetëm disa reagime që i kanë lënë shikuesit.

Jane Mancu Wong është kërkuesja, që ka gjetur në sistemin Android të këtij rrjeti social, mundësinë se fshehjes së pëlqimeve që të mos i shohin të tjerët.

“Të gjitha pëlqimet që i janë bërë, i sheh vetëm shfrytëzuesi i llogarisë, ndërsa të tjerët e shohin se kjo fotografi është pëlqyer nga një mik dhe disa të tjerë, deri nuk jepet ndonjë shifër konkrete” ka thënë Wong.

Derisa Facebook ka bërë të ditur se mund t’i fshehë pëlqimet në të ardhmen, nuk ka treguar nëse ka filluar testimin e kësaj forme.

Instagram po e teston mundësinë e njëjtë, që shikuesit të bazohen në përmbajtjen e imazhit dhe jo numrin e pëlqimeve nga të tjerët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat