Apple po i teston syzet e veta AR

Teknologji

Apple po i teston syzet e veta AR

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 19:18
Apple

Sipas thashethemeve, të cilat ekzistojnë për vite me radhë, Apple është duke punuar në syze AR (augumented reality), ndërsa disa parashikojnë që produkti do të mund të dalë në treg në vitin 2020. Tani janë shfaqur detaje të reja, raporton Ubergizmo.

Kodi, i cili u zbulua në kuadër të iOS 13 beta, flet për një aplikacion me emrin "STARTester", i cili mund të kalojë nga dhe në modin e pajisjes e cila vendoset në kokë. Ekziston edhe referenca për pajisjen, me emrin e koduar "Garta", për të cilën besohet se bëhet fjalë për syze AR të cilat po i zhvillon Apple.

Sigurisht, të gjitha këto duhet të merren me rezervë, pasi që kompanitë shpesh i testojnë produktet që nuk shfaqen kurrë në treg. Gjithashtu, DigiTimes ka njoftuar më parë se puna në syzet Apple AR është pezulluar, kështu që e ardhmja do të zbulojë se sa të vërtetë ka në informacionet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat