Facebook: Rrjedhin 200 milionë numra telefoni të përdoruesve

Teknologji

Facebook: Rrjedhin 200 milionë numra telefoni të përdoruesve

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Kompania e njohur përsëri ka probleme të mëdha me sigurinë në internet dhe mbrojtjen e të dhënave.

Facebook ka konfirmuar se rreth 200 milionë numra telefoni të përdoruesve përfunduan në një bazë të pasigurt të të dhënave në internet.

Aty gjithashtu thuhet se janë numrat e telefonit të rreth 18 milionë përdoruesve të Facebook nga Britania e Madhe. Zyra e komisionarit të Informacionit britanik njoftoi se kishte njoftuar edhe kolegë nga Republika e Irlandës, pasi zyra irlandeze aktualisht përgjegjëse për të analizuar sjelljen e Facebook në Bashkimin Evropian.

Baza e të dhënave me numrat e telefonit dhe të dhënat e identifikimit të Facebook u zbulua në një server që nuk kishte mbrojtje për fjalëkalim.

Sapo u publikua lajmi i kësaj baze të të dhënave, ajo u "largua" nga interneti.

Në prill 2018, Facebook hoqi mundësinë që lejonte përdoruesit të kërkonin njerëz në rrjetin social duke shtypur një numër telefoni.

Në atë kohë, kompania njoftoi se ishte puna e "individëve me qëllim të keq" që kishin abuzuar me opsionin e përmendur. Këta individë, sipas Facebook, kishin vite që grumbullonin të dhëna dhe numra telefoni nga rrjeti social.

Kushdo që la numrin e telefonit në informacionin e profilit të tyre në Facebook ishte një "viktimë" e mundshme.

Dyshohet gjithashtu se baza e të dhënave e zbuluar së fundmi është krijuar falë këtij opsioni kërkimi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat