Honor V30 vjen me çipin Kirin 990, me mbështetje 5G

Teknologji

Honor V30 vjen me çipin Kirin 990, me mbështetje 5G

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Huawei zyrtarisht zbuloi çipin e tij premium Kirin 990 disa ditë më parë, dhe kompania ka konfirmuar tashmë që telefonat e serive Mate 30 do të jenë të parët që do të implementojnë procesorin.

Tani Honor ka njoftuar produktin e parë që ka përdorur Kirin 990.

Honor V30 do të jetë emri i telefonit të ardhshëm, dhe tani është bërë e ditur që pajisja do të jetë modeli i parë i kompanisë për të mbështetur lidhjen 5G.

V30 ka të ngjarë të jetë emri i përdorur në Kinë, ndërsa në tregjet ndërkombëtare telefoni ka të ngjarë të njihet si Honor View 30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat