“Google” do t’u japë më shumë prioritet lajmeve origjinale

Teknologji

“Google” do t’u japë më shumë prioritet lajmeve origjinale

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Motori gjigant i kërkimit “Google” do t’u japë prioritet lajmeve origjinale, një lajm ky që inkurajon gazetarinë cilësore.

Në një njoftim të bërë disa orë më parë në blog, “Google” raporton se do të mbështesë “raportimin origjinal”, çka do të përmirësojë rezultatet e kërkimeve.

Nisma do t’u japë gjithashtu dorë mediave të vogla lokale që investojnë kohë dhe mund për të raportuar lajme në kohë më të shpejtë se televizionet e mëdha gjeneraliste.

Deri më tani kanë qenë gjithmonë kompanitë e mëdha mediatike që kanë thithur audiencë, ndonëse lajmet mund të jenë raportuar më herët nga mediat e vogla lokale.

Tanimë lajmet e cilësisë së lartë do të përfshijnë një përshkrim të burimeve origjinale por ato duhet të jenë të sakta dhe brenda standardeve profesionale të gazetarisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat