Google do ndryshojë algoritmat e kërkimit, për të prioritizuar ‘raportimin origjinal’ - Bota Sot
Google do ndryshojë algoritmat e kërkimit, për të prioritizuar ‘raportimin origjinal’

Teknologji

Google do ndryshojë algoritmat e kërkimit, për të prioritizuar ‘raportimin origjinal’

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Në një periudhë digjitale me tejngopje informacioni, Google vendosi të bëjë ndryshime të reja në alegoritmat kërkimit, me qëllim që të lartësonte më shumë “raportimin origjinal”.

Richard Gringras, zëdhënësi i të rejave në Google, njoftoi ndryshimet në një deklaratë të enjten, duke thënë se azhurnimet do t’i ndihmojnë motorit të kërkimit “të njohë më mirë raportimin origjinal”.

Gringras e mbrojti ndryshimin, duke e cilësuar si një përfitim të dtyfishtë ndërmjet lexuesit, duke gjetur “historinë se si filloi e gjitha”, si dhe organizatat e lajmeve që të qarkullojnë më lehtë përmbajtjen origjinale.

“Është mirë për lexuesit të kuptojnë të gjithë ndodhinë e një ngjarjeje dhe të mësojnë se nga çfarë burimi erdhi lajmi”, deklaroi tutje Chavern.

Gjiganti i rrjeteve sociale ‘Facebook’ ka ndërmarrë një iniciativë paraprake me ndryshimin e algoritmeve për detektimin e lajmeve të rreme, por që ka rezultuar pa sukses.

Këto ndryshime në algoritme që do iniciojë ndërmarrja teknologjike mund të kenë një efekt të madh në mediet online, sipas Chavern.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...