Rregullatorët vënë në dyshim kriptovalutën e ‘Facebook’-ut - Bota Sot
Rregullatorët vënë në dyshim kriptovalutën e ‘Facebook’-ut

Teknologji

Rregullatorët vënë në dyshim kriptovalutën e ‘Facebook’-ut

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

‘Facebook’ do të përballet sërish me rregullatorë ditën e hënë.

Rregullatorët globalë do të marrin në pyetje Facebook të hënën në lidhje me kriptovalutën ‘Libra’, në mesin e shqetësimeve nga qeveritë e BE-së për kërcënimin që monedha dixhitale paraqet për stabilitetin financiar, sipas Financial Times.

Zyrtarët nga 26 banka qendrore, përfshirë Rezervën Federale të SHBA-ve dhe Bankën e Anglisë, do të takohen me përfaqësuesit e ‘Libra’-s në Bazel të hënën, tha Financial Times, duke cituar zyrtarë.

Themeluesve të kriptovalutës gjithashtu u është kërkuar të përgjigjen në pyetjet kryesore në lidhje me fushën dhe modelin e monedhës, tha FT.

Facebook nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Reuters për koment.

Vendet si Franca dhe Gjermania kanë kritikuar publikisht projektin e ‘Libra’-s së gjigantit të rrjeteve sociale, duke thënë se ai paraqiste rreziqe për sovranitetin e shteteve të BE-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...