Zbulon The Guardian: Këto janë kushtet në të cilat punojnë moderuesit e Facebook-ut - Bota Sot
Zbulon The Guardian: Këto janë kushtet në të cilat punojnë moderuesit e Facebook-ut

Teknologji

Zbulon The Guardian: Këto janë kushtet në të cilat punojnë moderuesit e Facebook-ut

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 16:45
Facebook

Detyra për modelimin e Facebook-ut vazhdon të lë gjurmë të thella psikologjike në punëtorët e kësaj kompanie.

Një grup i kontraktuesve të mëhershëm dhe të tanishëm që punoi me vite të rrjetin social në qendrat e moderimit në Facebook ka raportuar dëshmitë ku kolegët bëheshin të varur ndaj përmbajtjes grafike.

Ata po ashtu thanë se të tjerët po shtyheshin gjithnjë e më shumë kah ekstremi i djathtë shkaku i sasisë së madhe të gjuhës së urrejtjes dhe lajmeve të rreme që lexojnë për çdo ditë, shkruan The Guardian.

Ata kanë përshkruar se si i ka ndikuar dhuna grafike, nuditeti dhe bullizmi që duhet të shohin si pjesë e punës për tetë orë në ditë. Shumica prej këtyre punëtorëve punojnë edhe natën e në vikende për një rrogë minimale.

Një aspekt i diskutuar më pak i moderimit por që ishte tepër stresues për kontraktorët ishte verifikimi i bisedave private mes të rriturve dhe të miturve për të kuptuar përmes algoritmeve nëse kishim të bënim me ndonjë shfrytëzim seksual.

Biseda të tilla, 90 për qind e të cilave ishin seksuale, ishin të dhunshme dhe ngjethëse, tha një moderator. “Ju kuptoni më shumë për këtë soj shoqërie distopike që po e ndërtojmë përditë,” shtoi ai.

“Ne kemi pasanikë të bardhë nga Evropa, nga ShBA-të, që iu shkruajnë fëmijëve nga Filipinet… ata provojnë të marrin fotografi seksuale në këmbim të 10 apo 20 dollarëve.”

Punëtorët po flisnin në kushte anonimiteti pasi kishin nënshkruar marrëveshjen e konfidencialitetit me Facebook-un.

Moderimi i përmbajtjes është një industri e re dhe sfiduese, për të cilën Facebook-u ka thënë se mban përgjegjësi lidhur me mirëqenien e punëtorëve të këtij sektori.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...