Ja si ta matni distancën midis dy apo më shumë pikave, në Google Maps

Teknologji

Ja si ta matni distancën midis dy apo më shumë pikave, në Google Maps

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 15:54
Google Maps

Google Maps ju ndihmon të navigoni në botën reale, por gjithashtu ju ndihmon të llogarisni distancën midis dy pikave në hartë.

Por mos u shqetësoni, kjo nuk do të thotë që ju duhet të masni distancën me anë të referencave të matjes që shihni në krye të ekranit në versionin desktop.

Në vend të kësaj, ka një karakteristikë matjeje që mund ta perdorni për matje specifike midis dy apo më shumë pikave. Ja se si mund ta përdorni, pavarësisht nëse jeni në versionin desktop apo mobil të Google Maps.

Si të matni në Google Maps në kompjuter

Është një detyrë relativisht e thjeshtë dhe ju merr vetëm një minutë për ta kryer:

Shkoni në maps.google.com

Klikoni me të djathtën në pikën e nisjes dhe selektoni “Measure distance”

Klikoni në pikën e përfundimit (apo pikën e dytë) për të krijuar një linjë direkte nga pika origjinale dhe për të matur distancën mes tyre

Nëse dëshironi të përcaktoni distancën mes disa pikave, thjesht klikoni në pikën tjetër në hartë

Distanca totale do të shfaqet në vijën e zezë që bashkon secilat pika, si dhe në kutinë që shfaqet në fund të ekranit.

Si të matni në Google Maps në telefon

Hapat për matjen e distancave në aplikacionin mobil janë të njëjtë si për përdoruesit e Android dhe ato të iPhone.

Hapni aplikacionin Google Maps

Klikoni në hartën mbi të cilën do të filloni (ju mund të kërkoni vendndodhje nëse është afër jush apo e keni ruajtur)

Klikoni mbi emrin e vendndodhjes, të lokalizuar në fund të ekranit

Selektoni “Measure distance”

Lëvizni hartën në mënyrë që rrethi i zi të jetë mbi vendndodhjen tjetër.

Klikoni “Add” (simboli plus) në fund të qoshes së djathtë të ekranit

Përsërisni hapat sa herë të nevojitet

Do të shihni distancën totale të shfaqet në fund të faqes, e listuar në milje dhe në kilometra. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat