Shembet kufiri njeri-robot? Japonia drejt hapit revolucionar

Teknologji

Shembet kufiri njeri-robot? Japonia drejt hapit revolucionar

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 12:50
Japonia drejt hapit revolucionar

I vendosur në vitin 2019, filmi kult i viteve 80, Blade Runner, parashikonte një të ardhme ku robotët zëvendësoheshin dhe dukeshin krejt si njerëzit.

Deri më tani në fakt, kjo nuk është materializuar, por në një institut kërkimesh në Japoninë perëndimore, inxhinierët po i japin dorën e fundit teknologjisë që sipas tyre mund të shembë kufirin mes njeriut dhe makinerisë.

Inteligjentë, të ndërgjegjshëm dhe një ndihmë në shtëpi – robotët e të ardhmes, ngjajnë dhe veprojnë njësoj si njerëzit dhe madje bëhen edhe miqtë e tyre – ky është parashikimi i shkencëtarëve japonezë.

“Nuk e dimë se kur do të mund të konkretizohet skenari i Blade Runner-it, por besojmë se një gjë e tillë do të ndodhë shpejt.  Çdo vit ne zhvillojmë teknologji të re që përmirëson performancën.  Tani jemi fokusuar te qëllimi dhe dëshira, dhe nëse duam që t’i implementojmë ato te robotët në mënyrë që ata të bëhen më të ngjashëm me njerëzit

Robotët, përdoren jo pak në Japoni. Që nga ata të specializuar për të bërë makarona, e deri tek ata që ndihmojnë në fizioterapi. Shkencëtarët besojnë se robotët shërbyes, një ditë mund të ndihmojnë njerëzit, duke filluar që me punët e shtëpisë, derdhjen e mbeturinave apo edhe bërjen e një tosti perfekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat