NASA do të investojë 150 milionë dollarë në një teleskop hapësinor, për të na mbrojtur nga asteroidet e rrezikshme

Teknologji

NASA do të investojë 150 milionë dollarë në një teleskop hapësinor, për të na mbrojtur nga asteroidet e rrezikshme

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Toka do të humbë së shpejti një mjet kryesor, për të luftuar asteroidet potencialisht të rrezikshme – dhe NASA ka vendosur, që ta financojë një zëvendësim të krijuar special për këtë veprimtari.

Për këtë arsye, NASA do ta ndërtojë një teleskop, për të vëzhguar qiellin me ngjyrë infra të kuqe, si një rritje shumë e nevojshme për këtë program, në identifikimin dhe gjurmimin e asteroideve në fqinjësi të planetit tonë.

Këto aktivitete janë gurë themeli i mbrojtjes planetare dhe Drejtoria e Misionit Shkencor në NASA, ka ndarë një fond të veçantë, në vlerë të 150 milionë dollarëve për vitin aktual fiskal, vetëm për mbrojtje planetare.

Administratori i asociuar për Drejtorinë e Misionit të Shkencës në NASA, Thomas Zaburchen ka bërë të ditur se kjo linjë buxhetore, ka për qëllim të rrisë fleksibilitetin dhe mundësinë e reagimit në mbrojtjen planetare. “Qëllimi nuk është që të bëjmë diçka për përjetësi, qëllimi është të bëjmë gjërat e duhura, kur ato të jenë shfaqur” ka thënë Zaburchen.

Sipas Zurbuchen, gjëja e duhur që duhet bërë është të ndërtohet një teleskop i ri hapësinor, i aftë për të zbuluar dhe gjurmuar objektet në afërsi të Tokës: projekt që do të udhëhiqet nga Jet Propulsion Laboratory në NASA. Ky instrument i ri mund të lansohet rreth vitit 2015, ndërsa ende nuk ka ndonjë datë të saktë, meqenëse programi mund të vonohet shkaku i fondeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat