Bllokoni aplikacionet e padëshiruara nga llogaria juaj në Instagram, me mënyrën e re që e ofron ky rrjet social

Teknologji

Bllokoni aplikacionet e padëshiruara nga llogaria juaj në Instagram, me mënyrën e re që e ofron ky rrjet social

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Instagram po vazhdon të punojë, që të rritë sigurinë dhe privatësinë.

Nëpërmjet këtij aplikacioni, do të bëhet më të lehtë për përdoruesit që të kontrollojnë se cilat aplikacione të palëve të treta, kanë qasje në llogarinë e tyre dhe çfarë informacioni ndahet me ta.

Kjo mundësi e re, që thuhet se do të ofrohet brenda gjashtë muajve në këtë rrjet social, iu shfaqë përdoruesve një opsion të ri, që të autorizojnë vet, nëse duan të lejojnë një aplikacion të ri, të instalohet në llogarinë e tyre.

Dukja e këtij opsioni, që ngjanë sikurse kur bëhet pyetja, nëse doni të kyçeni me Facebook, ua lehtëson përdoruesve të shohin aplikacionet e mëhershme që i kanë instaluar, si dhe mundësinë që t’i largojnë ato.

Seksioni i sigurisë në llogaritë e Instagramit mund të rritet, nëpërmjet fshirjes së ueb-faqeve dhe aplikacioneve, që janë instaluar më herët, me apo pa dëshirën e përdoruesit të llogarisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat