Analogue Pocket sjellë disa nga video-lojërat e vjetra më të popullarizuara

Teknologji

Analogue Pocket sjellë disa nga video-lojërat e vjetra më të popullarizuara

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 13:37
Analogue Pocket

Video-loja Game Boy ishte shumë e popullarizuar dikur dhe Analod, do ta sjellë nëpërmjet konsolës mobile Analogue Pocket, nëpërmjet së cilët do të luhen edhe disa video-lojëra të popullarizuara si Game Boy, Game Boy Color dhe Game Boy Advance.

Megjithëse duket sikur Game Boy i lansuar më 1996, Analogue pocket ka ekran HD LCD, si dhe bateri ri mbushëse, që e bën shumë më të mirë se konsola e dikurshe me Nintendos.

Pajisja mund të lidhet edhe me televizion, derisa përmbanë muzikën origjinale të video-lojërave të vjetra, duke e bërë eksperiencën shumë më origjinale.

Nëpërmjet të ashtuquajturave kartrixhë, mund të merren video-lojëra nga konsola tjera si Game Gear dhe Atari Lynx.

Të gjitha të dhënat rreth Analogue Pocket, pritet të bëhen të ditura së shpejti, ndërsa mësohet se do të lansohet gjatë vitit që vjen për rreth 200 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat