Facebook-u parandalon një ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në ShBA

Teknologji

Facebook-u parandalon një ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në ShBA

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Rrjeti social “Facebook” ka njoftuar të hënën se i ka bllokuar katër operacione të huaja me prejardhje nga Rusia dhe Irani, të cilat ishin planifikuar me qëllim të kryerjes së ndërhyrjeve të ndryshme, përfshirë një operacion për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Agjencisë për Kërkime në Internet, fushatat e dyshimta ishin të përgatitura në atë mënyrë që janë përcjellë me hapa të vazhdueshëm të sigurisë operacionale për ta fshehur identitetin dhe lokacionin e autorëve.

Ky operacion ishte i planifikuar të kryhej përmes 50 llogarive të rrjetit “Instagram” dhe një llogarie të rrjetit “Facebook”, të cilat i kishin rreth 246 mijë ndjekës. Nga këto llogari priteshin rreth 75 mijë postime të ndryshme, sipas kompanisë “Graphika”, e cila merret me analiza në rrjete sociale.

Këto faqe kishin emra dhe identitete të ndryshme, përfshirë përkrahjen ndaj presidentit amerikan, kundërshtimin e dhunës së policisë dhe përkrahjen e kandidatit Bernie Sanders.

Shumica e postimeve nuk ishin të lidhura haptazi me politikën zgjedhore, por ato kishin të bënin me politikën e përgjithshme të zhvillimit dhe paraqitjes së figurave të rëndësishme.

Këto llogari të dyshimta, për të qenë më të besueshme, fillimisht kanë shpërndarë materiale dhe përmbajtje të vërteta, të krijuara nga përdoruesit e internetit në Shtetet e Bashkuara, shkruan “The Guardian".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat