Google e ka krijuar një mundësi të re për të menaxhuar kalendarin - Bota Sot
Google e ka krijuar një mundësi të re për të menaxhuar kalendarin

Teknologji

Google e ka krijuar një mundësi të re për të menaxhuar kalendarin

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 07:26
Google

Nëpërmjet domenit .new, Google mundëson të shënohen data të caktuara në kalendar, si dhe shënime të rëndësishme për afate të caktuara, vetëm duke shkruar në shiritin e shfletuesit.

Postimi i bërë në Twitter, tregon procedurën e thjeshtë, se si mund të realizohet një shënim, si dhe të menaxhohet kalendari, pa pasur nevojë që të shkruhet në formë e vjetër.

Me këtë aplikacion, mund të bëhet dy lloje kalendarësh, për të gjitha ata që kanë nga dy llogari në Google, vetëm mjafton të shkruajnë cal.new/2 dhe do t’ju hapen të dhënat nga kalendari tjetër.

 

Kjo mundësi do t’ju kursejë më shumë kohë, ndërsa është një sistem praktik përdorimi, për të shmangur shënimet nëpër letra të vogla që humbasin, apo fletore që mund të harrohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat