Edhe një lajm tjetër i gëzueshëm për ‘PlayStation 5’

Teknologji

Edhe një lajm tjetër i gëzueshëm për ‘PlayStation 5’

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Është një ndër konzolat më të pritura e lojërave, dhe tani Sony ka zbuluar se PlayStation 5 po “ndërtohet sipas planit”.

Duke folur gjatë konferencës financiare të Sony, Hiroki Totoki, shef ekzektuvi në Sony, tha se “zhvillimi i PS5 po shkon sipas planit dhe ne besojmë se zhvillimi i titujve të lojërave nga partnerët tanë të zhvillimit të softuerit po përparon pa probleme”.

Ndërsa Totoki nuk përmendi ndonjë lojë specifike, ai shtoi se ato do të angazhojnë mjaft shumë lojtarin.

“Ne parashikojmë ofrimin e përvojave shumë interesante të lojërave, të cilat përdoruesit e tanishëm të PS4 dhe përdoruesit e rinj të mundshëm nuk e kanë pritur”, deklaroi tutje shefi ekzekutiv.

Sidoqoftë, Sony tani ka konfirmuar se PlayStation 5 do të lansohet përgjatë fundvitit të 2020-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat