Flet nëna e video-lojtarit që u përjashtua nga Fortnite: Fitonte 32 mijë euro në muaj - Bota Sot
Flet nëna e video-lojtarit që u përjashtua nga Fortnite: Fitonte 32 mijë euro në muaj

Teknologji

Flet nëna e video-lojtarit që u përjashtua nga Fortnite: Fitonte 32 mijë euro në muaj

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 16:38
Barbara Khattri dhe djali i saj

Nëna e djalit që doli dje nëpër media me lot në sy pasi e kishin përjashtuar për jetë nga Fortnite, për shkak se kishte përdorur hile për t’i vrarë kundërshtarët më lehtë, thotë se këto masa janë tepër të ashpra në komunitetin e video lojtarëve.

Djali i saj kishte 2 milionë ndjekës në Youtube dhe 600 mijë në Twitch. Deri tani kishte mbledhur rreth 2.3 milionë euro duke transmetuar online lojërat që bënte me Fortnite, dhe vetëm muajin e shkuar kishte fituar 32 mijë euro nga reklamat e Youtube.

Nëna thotë që djali i saj 17-vjeçar bëri një gabim, që e ka shkatërruar, dhe përjashtimi për jetë është mëse i tepruar.

“Komuniteti i video-lojtarëve duhet ta ndryshojë mënyrën se si i trajton njerëzit”, tha ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat