Spekulimet e mëhershme se Facebook ka zgjedhur ndryshimet e markës tashmë kanë dalë të vërteta.
Kompania ka zbuluar një logo dhe strategjinë e re të brendit, për të cilën beson se do ta ndajë më qartë Facebook-un si një kompani nga aplikimet e saj individuale.
Nuk ka shumë detaje për logon - është thjesht emri "Facebook" i shtypur në një font modern. Sidoqoftë, stili i ri që teorikisht nënkupton se pronësia është më e qartë në situata kur produkte si Instagram, WhatsApp, Oculus dhe të tjerët i shohin etiketat "From Facebook".
Aplikacioni Facebook do të ruajë brendin e tij përkundër stilit të ri. Pamja e re pritet të dalë brenda disa javëve në vazhdim.
Padyshim që është një ndryshim kozmetik në pjesën më të madhe, pasi shumë integrime funksionale brenda produkteve në Facebook kanë ndodhur vite më parë.