Dy punonjës të Twitterit akuzohen për spiunazh për Arabinë Saudite - Bota Sot
Dy punonjës të Twitterit akuzohen për spiunazh për Arabinë Saudite

Teknologji

Dy punonjës të Twitterit akuzohen për spiunazh për Arabinë Saudite

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka akuzuar dy ish-punonjës të Twitterit për spiunazh ndaj përdoruesve në emër të Arabisë Saudite.

Akuzat e zbuluara në një gjykatë të San Franciskos tregojnë se Ali Alzabarah dhe Ahmad Abouammo përdorën kredencialet e tyre si punonjës të Twitter-it për të marrë informacione në llogari të përdoruesve të veçantë të Twitter.

Abouammo, një qytetar amerikan, u arrestua të martën. Alzabarah, një qytetar saudit, mbetet i lirë.

Prokurorët thanë që Abouammo falsifikoi dokumentet dhe gënjeu agjentët e FBI-së.

Alzabarah akuzohet se ka hyrë në të dhënat personale të më shumë se 6.000 përdoruesve të Twitter-it në vitin 2015, duke përfshirë një shtetas saudit i cili ishte mik i Jamal Khashoggit, gazetari i Washington Postit i cili dyshohet se u vra dhe trupi i tij u shpërbë nga agjentët sauditë.

Një person i tretë, shtetasi saudit Ahmed Almutairi, akuzohet për spiunazh dhe ka shërbyer si ndërmjetës midis punonjësve të Twitterit dhe zyrtarëve sauditë. Alzabarah dhe Almutairi besohet se janë në Arabinë Saudite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat