Microsoft Edge vjen së shpejti zyrtarisht në Linux - Bota Sot
Microsoft Edge vjen së shpejti zyrtarisht në Linux

Teknologji

Microsoft Edge vjen së shpejti zyrtarisht në Linux

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 00:13
Microsoft Edge

Më herët gjatë konferencës Build 2019, Microsofti njoftoi se browseri i ri Edge i bazuar në Chromium mund të vijë së shpejti në Linux. Në atë kohë, testimi publik i browserit të ri ishte në fillimet e tij, kështu që publikimi nuk ishte i sigurt, raporton Neowin.

Që atëherë, Microsofti ka treguar vazhdimisht se Edge po vjen në Linux, ndërsa tani kjo është zyrtare. Kompania me qendër në Redmond ka konfirmuar më në fund se versioni Edge i shfletuesit po vjen në platformën Linux.

Kur bëhet fjalë për kornizën kohore, gjatë së cilës pritet ky publikim, Microsofti sapo ka theksuar se kjo do të ndodhë së shpejti. Edge Chromium, ndërkohë, do të jetë në dispozicion për Windows dhe macOS nga 15 janari.

Është e mundur që deri në atë kohë varianti i Linuxit do të arrijë në kanalet Canary dhe Dev, që janë tacionet e përkohshme para se të arrijë përgjithësisht Edge për Linux.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat