FBI paralajmëron: Televizorët e mençur mund t'ju spiunojnë - Bota Sot
FBI paralajmëron: Televizorët e mençur mund t'ju spiunojnë

Teknologji

FBI paralajmëron: Televizorët e mençur mund t'ju spiunojnë

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 20:33
Ilustrim

FBI paralajmëron se televizorët e zgjuar, të cilët, ndryshe nga ata të zakonshëm lidhen me internetin, janë veçanërisht të prekshëm nga sulmet e hakerëve, të cilët kështu mund të hyjnë në shtëpinë tuaj.

Një postim në bllogun e degës FBI të Oregon shpjegon, se ndërsa lidhja e internetit, edhe pse mundëson qasje në shërbime të njohura si Netflix, ajo gjithashtu lejon që hakerët të futen në shtëpinë e dikujt përmes një TV të pasigurt, i cili më pas mund të çojë edhe në hakimin e ruterit.

"Hakerët gjithashtu mund të marrin kontrollin e TV tuaj të pasigurt. Në fund të spektrit të rrezikut, ata mund të ndryshojnë kanalet, lartësinë e zërit dhe t'u shfaqin fëmijëve tuaj video të papërshtatshme, "shkruan FBI në tekstin paralajmërues.

Në skenarin më të keq, sipas FBI, hakerët mund të ndezin kamerën dhe mikrofonin e TV të dikujt në dhomën e gjumit dhe të përgjojnë në heshtje.

Hakerët kanë hakuar tashmë mijëra pajisje inteligjente të Google në janar të këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat