BE kontrollon përdorimin e të dhënave personale nga Google dhe Facebook - Bota Sot
BE kontrollon përdorimin e të dhënave personale nga Google dhe Facebook

Teknologji

BE kontrollon përdorimin e të dhënave personale nga Google dhe Facebook

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 07:38
Ilustrim

Komisioni Europian bëri të ditur se ka nisur një hetim paraprak ndaj Google dhe Facebook, për të zbuluar se si i mbledhin ato të dhënat personale të përdoruesve të tyre dhe për cilat qëllime.

Tre vjet më parë, më 26 shtator 2016, komisionerja europiane për Konkurrencën, Margrethe Vestager paralajmëroi se do të monitoronte nga shumë afër kompanitë që mbledhin dhe përdorin të dhëna personale, të tilla si Facebook, WhatsApp ose Google.

“Këto hetime përqendrohen në mënyrën se si janë mbledhur, përpunuar, përdorur dhe monetizuar të dhënat, përfshirë edhe ato për qëllime reklamimi”, tha zëdhënësja e ekzekutivit europian.

Si zakonisht, Komisioni nuk specifikoi se kujt i ishin dërguar këta pyetësorë.

Bëhet fjalë për një fazë paraprake, që mund të çojë në një hetim zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat