Nis gjykimi i Elon Musk, e quajti zhytësin pedofil

Teknologji

Nis gjykimi i Elon Musk, e quajti zhytësin pedofil

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 17:39
Elon Musk

Pronari i kompanisë Tesla, Elon Musk, po përballet me një gjykim që ka nisur sot në Los Anxhelos për fyerjen e një zhytësi britanik, të cilin e quajti pedofil gjatë një operacioni shpëtimi për një djalë nga një shpellë në Tajlandë.

Vernon Unsworth, i cili luajti një rol kryesor në shpëtimin e 12 djemve dhe trajnerit të tyre të futbollit nga shpella në korrik 2018, tha se Musk në Twitter e quajti atë pedofil.

Musk nuk e fshiu postin dhe nuk dha prova për akuzën, dhe një proces gjyqësor për shpifje u ngrit kundër tij, raporton BBC.

Avokatët e Unsworth përshkruan pretendimet e Musk si "të mbrapshta dhe të rreme", dhe kërkuan ndëshkim dhe dëmshpërblim.

Musk e quajti Unsworth një pedofil pasi zhytësi kritikoi vendimin e tij për të dërguar një mini-nëndetëse në shpellë për të shpëtuar fëmijët, të cilës Musk iu përgjigj me fjalët: "Më fal pedofil, me të vërtetë e kërkove atë?"

Vetëm pasi tregu i aksioneve të Tesla ra me 4 për qind, Elon Musk kërkoi falje në Twitter.

"Lëvizjet e tij kundër meje nuk i justifikojnë lëvizjet e mia drejt tij," shkroi Musk, duke shtuar se ai shkroi komentin pasi Unsworth bëri deklarata të rreme kundër tij.

Gjyqi është caktuar të zgjasë pesë ditë dhe Musk pritet të dëshmojë në mbrojtjen e tij. Ai tashmë ka kërkuar falje për ‘cicërimën’ e tij.

Profili i Elon Musk në Twitter ka 29.8 milionë ndjekës dhe është reklamimi më i madh për kompaninë e tij të automjeteve elektrike me qendër në Palo Alto, Kaliforni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat