Sot 25 vjet më parë doli Sony Playstation i parë

Teknologji

Sot 25 vjet më parë doli Sony Playstation i parë

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 13:31
Sony Playstation

Më 3 dhjetor të vitit 1994, kompania e njohur japoneze e teknologjisë Sony, PlayStation.

Në ditën e parë të lansimit, PlayStation, arriti që të shes 100 mijë copë në Japoni, dhe u bë aparati i parë elektronik shtëpiak që tejkaloi shifrën e 100 milion konzolave të shitura në mbarë botën.

Presidenti dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë Sony, Jim Ryan, me rastin e shënimit të 25 vjetorit të lansimit të Playstation, në fjalimin e tij tha:

“Ne goditëm brenda komunitetit të ‘gamingut’ (video-lojërave), sepse PlayStation ofroi përvoja jashtë çdo imagjinate të mundshme që dikush mund të kishte për një konzolë shtëpiake! Qysh nga fillimi, ne i hapëm dyert për zhvilluesit softuerik, duke ju ofruar atyre mjete dhe teknologji për të krijuar botë të bukura dhe të gjera, dhe për të eksperimentuar me ide të reja. Kjo qasje, mundësoi lojëra të ndryshme për të cilat PlayStation është e njohur. Është me të vërtetë mbresëlënëse kur i sheh fansat të cilët u rritën më PlayStation, duke ja përcjellë dashurinë për ‘gaming’ fëmijëve të tyre, të cilët tani po luajnë me PS4” – përfundoi Ryan.

PlayStation sot vazhdon të jetë lider në tregun e video-lojërave, me konzolën e saj të fundit PlayStation 4.
Sony Playstation është shumë e pëlqyer edhe në Kosovë.

Shumë fëmijë dhe të rinj janë të pasionuar pas PS, sidomos në lojërat e futbollit.

Aktualisht Sony është duke punuar në lansimit e Playstation 5, e cila pritët të lansohet në fund të vitit 2020.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat