Twitter do të testojë opsionin e bllokimit të përgjigjeve

Teknologji

Twitter do të testojë opsionin e bllokimit të përgjigjeve

Më: 9 janar 2020 Në ora: 09:32
Ilustrim

Rrjeti social Twitter tha se do të testojë opsione të reja, që u mundësojnë përdoruesve të kontrollojnë se kush mund të përgjigjet në postimet e tyre, apo t'i bllokojnë përgjigjet plotësisht.

"Ne duam t'iu ndihmojmë njerëzve që të ndjehen të sigurt kur marrin pjesë në bisedat në Twitter", tha kompania.

Ky veprim vjen pasi kompanitë e mediave sociale janë nën presion në rritje për t'i adresuar të ashtuquajturat ngacmime në internet.

Twitter tashmë ofron një opsion që u lejon përdoruesve t'i fshehin përgjigjet në postimet e tyre.

Kompania njoftoi për eksperimentin që do ta bëjë këtë vit gjatë një prezantimi në Las Vegas.

Në vitin 2018, shefi ekzekutiv i Twitterit, Jack Dorsey, ka premtuar se do ta përmirësojë "shëndetin" e bisedave publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat